Armët e gjata me te cilat u pajis sot Policia prodhim i Kroacisë – transporti u krye nga një Kompani e Ukrainës

Prishtinë | 12 Jan 2024 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla, sot bashkë me Drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë pritur në Aeroportin e Prishtinës ngarkesën me armë të gjata, me të cilat nga sot, do të pajiset secila patrullë e Policisë së Kosovës.

Ngarkesa me armë nga Zagrebi për në Prishtinë është bërë me një aeroplan “Antonov” që i përket një kompanie ukrainase të fluturimit e quajtur “Cavok Air” me seli në Kyiv.

Sipas “Flight Radar”, aeroplani ishte nisur nga Zagrebi në orën 11:00 dhe ka zbritur në Prishtinë në orën 12:55.
Armët e gjata të cilat janë blerë nga Qeveria e Republikës së Kosovës e me të cilat tashmë do të jenë të pajisur secila patrullë e Policisë së Kosovës janë prodhim kroat i kompanisë “HS”.

Lloji i kësaj arme të gjatë sipas paketimit që mund të shihet në fotografitë e publikuara nga Sveçla është VHS-2 e cila ka një kalibër 5.56. Lloji i kësaj arme ka dy versione. Një është VHS-2D 500 mm me rreze efektive deri në 800 m dhe VHS-2K 410mm standarde.

Këto armë vijnë Kosovë një ditë pasi u bë publike se Kosova ka porositur blerje të antitankëve “Javelin” për FSK’në në SHBA./GE

Të ngjashme