Armina Mevlani ka publikuar ditën e sotme një album fotosh nga adoleshenca e saj duke zbuluar disa nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj, por jo vetëm. Në disa prej fotove, bukuroshja e ekranit ështa shfaqur krah miqve të saj të fëmjërisë, në të tjera gjatë pushimeve dhe gjatë koncerteve të preferuara të saj.
Por njëra prej fotove ka tërhequr veçanërisht vëmendje. Siç duket, kjo shkrepje është shkëputur nga një set fotografik që Armina ka bërë vite më parë. Bloggerja shfaqet më e dobët se kurrë në këtë foto duke zbuluar se nuk ka qenë asnjëherë më kaq e dobët.
Armina njihet për stilin e veçantë të veshjeve dhe për fizikun elegant, por siç duket, dëshira për të ndjekur modën dhe pasioni për foto e veshje i ka fillesat që në moshë shumë të vogël.