Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit pas daljes nga “Big Brother Vip” ku ata ishin “armiq të betuar”, marrëdhënia e tyre ishte pothuajse e njëjtë.
Ndonëse dyshja janë protagonistët kryesorë të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, shpesh herë u vu re një ftohje mes tyre.
Nga ana tjetër të shumta ishin aludimet e publikut se kasti do t’i afronte ata më shumë ata, megjithëse një gjë e tillë nuk ra në sytë e publikut gjatë xhirimeve të filmit ku ata kishin rolin e çiftit.
Mirëpo mesa duket Luizi dhe Olta kanë vendosur që të lënë mbrapa mosmarrëveshjet në “Big Borther Vip”.
Së fundmi konkurentët janë shfaqur të afërt me njëri-tjetrin në premirën e filmit e cila u mbajt në Zvicër.
Në foton e publikuar në InstaStory nga aktorja, ajo ka pozuar së bashku me Luizin dhe Sarën, ndërsa dukes se kishin rregulluar marrëdhënien e tyre.
Prej kohësh këngëtari shkodran dhe bashkëshortja e tij Kiara Tito janë ndër personazhet më të komentuara në median rozë, për shkak të zërave se dyshja së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.