Shumicës së femrave u pëlqen t’ua marrin partnerëve rrobat dhe ta shijojnë aromën e tyre.
Dhe, ky veprim faktikisht nuk është i çuditshëm pasi që aroma e partnerit është mjet i shkëlqyeshëm anti-stres.
Po pra, aftësia për ta ulur stresin ka qenë gjithmonë afër duarve tuaja!
Përmes një eksperimenti me 96 femra, shkencëtarët kanë zbuluar se femrat të cilat e kishin nuhatur bluzën e partnerit kishin pasur më pak stres para dhe pas testit, krahasuar me femrat të cilat e kishin nuhatur stresin e ndonjë të panjohuri.
Kjo u ka dhënë hulumtuesve arsye për të menduar se efekti nga aroma e të dashurit, edhe kur ai nuk është prezent, do të jetë më i fortë nëse e dini se rrobat apo gjërat i përkasin atij, transmeton telegraf. Sipas shkencëtarëve, kjo mund të ndodh për shkak të proceseve evolucionare.
Atëkohë njerëzit janë frikësuar nga personat e panjohur, e posaçërisht nga meshkujt. Kështu aroma e një të panjohuri mund të na rritë nivelin e hormonit të stresit, kortizolit, edhe nëse ne nuk e vërejmë këtë.