Aromë gruaje!

Prishtinë | 21 Shk 2023 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Gidion Kros)

A ke provuar të puthësh supet e një femre?
t’ja ndjesh mornicat mbi lëkurë t’i kalojnë,
tek tëndin emër thërret, në rrahjet e çdo zemre,
ofshamat mbytur, që thellë shpirtit i jehojnë?

A ke provuar, shpatullat t’ja puthësh,
dhe me aromën e saj, të mbushesh plotë dashuri,
me duart fortë pas vetes ta ndukësh,
të bëhesh njësh me të, gjer’ në pafundësi.

A ke parë, ç’yjësi fshihet nën flokët e saj?
kur buzët lehtë fshik në qafën e butë,
i ëmbli belbëzim në vesh, frymën t’ja mbajë,
dhe me buzët që i digjen: puthmë, të të lusë…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme