Janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre i mitur për shkak se janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
Të njëjtit ishin arratisur derisa kishin qenë duke shfrytëzuar kohën e shëtitjes brenda oborrit të qendrës korrektuese.
Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në Qendër Korrektuese, rreth rastit është njoftuar prokurori.
Njoftimi i plotë:
ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA
Lipjan / 09.06.2026 – 09:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur për shkak se janë arratisur nga Qendra korrektuese në Lipjan, derisa kishin qenë duke e shfrytëzuar kohën e shëtitjes brenda oborrit të qendrës korrektuese. Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në Qendër Korrektuese, rreth rastit është njoftuar prokurori.