Arratisen katër shqiptarë nga burgu grek, zbardhet plani

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Katër shqiptarë janë arratisur mëngjesin e sotëm nga një qendër e paraburgimit në Athinë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 të së hënës.

Sipas informacioneve të paraprake, shqiptarët, dy prej të cilëve të identifikuar si Endrit Bagaj, Alesio ose Astrit Xhelo, mbaheshin në një qeli,në pritje të transferimit në burgje të ndryshme të vendit.
Pak ditë më parë të arratisurit kishin qenë protagonistë të një episodi dhune në burgun e Koridhalos në Athinë, raporton Tch.

Burime policore thanq se fillimisht njëri prej të arratisurve, ka kërkuar ndihmën e parë pasi ishte sëmurë, por sapo në qeli kanë hyre policët për të pare se çfarë po ndodhte, tre të dënuarit e tjerë i kanë kërcënuar, duke iu vënë armë të mprehta në fyt. Më pas shqiptarët iu kanë marrë armët dhe i mbyllën policët në qeli.

Të armatosur, shqiptarët e dënuar arritën që të kapnin në befasi edhe gardianët e tjerë të burgut, duke i çarmatosur. Kaq ka mjaftuar që ata të arratisen. Ngjarja në fjalë ka ngritur policinë greke në këmbë, e cila është vënë në kërkim të tyre.

Të ngjashme