Arratiset djali i Sabit Gecit

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 17:43 | Nga Ekonomia Online
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e pesë personave të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të fajdes.
Ndërkohë dy persona të tjerë gjenden në arrati.

E njëri nga personat të cilët Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i arrestojë, është edhe djali i Sabit Gecit, Albani.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga prokurori Speciale,  Sylë Hoxha.

Ndërkaq, përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se për veprën penale të lartëcekur janë arrestuar këta persona:

* D. B. lindur me 1968 m/sh/k

* Rr. B. lindur me 1995 m/sh/k

* I. S. lindur me 1988 m/sh/k

* L. B. lindur me 1978 m/sh/k

* B. G. lindur me 1981.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme