Është arrestuar i dyshuari E. Xh. i cili jetonte në arrati që nga data 20 qershor lidhur me rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës dhe vrasje e mbetur në tentativë që pati ndodhur në rrugën “De Rada”.
I dyshuari tani po intervistohet nga hetuesit e krimeve të rënda, dhe i dyshuari ka treguar edhe vendndodhjen e armës të llojit kallashnikovë. Në vazhdim pritet urdhri i prokurorit për procedura të mëtejme, thuhet ne komunikatë.