Arresohet një i dyshuar në Skenderaj, i gjenden dy armë zjarri

Prishtinë | 22 Qer 2024 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Në Stacionin Policor Skenderaj është raportuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Terrnafc.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprime policore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, shkruan EkonomiaOnline.

Gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur pesë fishekë dhe i është konfiskuar arma pushkë automatike me 16 fishekë.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se në shtëpi posedonte edhe një armë pistoletë me gaz të cilën e kanë konfiskuar.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “përdorim i armës”.EkonomiaOnline.

Të ngjashme