Arrestimi i “Currit”, policia konfirmon aksionin

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion arrestimi në lagjen “Marigona” në Prishtinë.

Me këtë rast është arrestuar bosi i disa bastoreve dhe kazinove të njohura, me emrin “Curri” nga Mitrovica, Ismet Osmani ndërsa gjatë këtij aksioni janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të Currit, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani.

Me këtë rast sipas zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka konfirmuar për Ekonomia Online se është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione.

“Mund të konfirmojmë se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione”.

“Pas përfundimit të operacionit policor, mund të dalim me informacione shtesë”.

Në arrati është edhe Rrahim Hashimi. Ky operacion po udhëhiqet nga Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike, raporton EO.

Të ngjashme