Arrestimi i katër serbëve në Gjakovë, ish-ministri i MPB-së: Institucioneve u duhet kohë për t’i mbledhur faktet

Prishtinë | 07 Pri 2025 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Katër serb u arrestuan të shtunën në Gjakovë dhe të nesërmen kryeministri në detyrë Albin Kurti thirri një mbledhje të Këshillit të Sigurisë ku u diskutua edhe për këtë.

Bejtush Gashi, ish ministër i Punëve të Brendshme përmendi sulmet e vazhdueshme të grupeve të ndryshme serbe kundrejt institucioneve vendore.

“Mbeshtetur në informacionet e marra sot, armatimi që është gjetë nuk paraqet drejtpërdrejt një rrezik të lartë të misionit për çka ata janë këtu. Nëse ata janë pjesë në aktivitetet që kanë të bëjnë me kërcënime, për me u faktu një konstatim i tillë institucioneve u duhet kohë për t’i mbledhë faktet” tha Gashi në T7.

Gashi tha se tani informatat për këto skenare e sulme janë të çuditshme.

“Tash na informatat për këto po i marrim nga ministri e në fakt informatat e para duhet të merren nga Prokuroria”, tha ai.

Të ngjashme