Arrestohen 11 shqiptarë në ShBA

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 08:53 | Nga

Të paktën 11 shqiptarë u arrestuan këtë të mërkurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e një bande të shpërndarjes së heroinës dhe fentanilit.

Sipas mediave amerikane, shqiptarët, të cilësuar si “mafiozë mereputacion”, operonin në Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey.

Në këtë operacion morën pjesë agjentë të një task force të DEA-s, detektivë të NYPD (Departamenti i Policisë së New York City) dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore. Ata mësohet se kryen disa arrestime dhe kontrolle në vendndodhje të ndryshme, transmeton tvklan.

Operacioni i autoriteteve amerikane u zhvillua orët e para të së mërkurës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme