Arrestohen 2 persona nё Lubeniq, konfiskohen disa armë zjarri

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin e bazuar se kanë shtënë me armë zjarri në fshatin Lubeniq në komunën e Pejës.

Me tu informuar lidhur me rastin, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarit, ndërsa ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe fishekë, raporton Ekonomia Online.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprën penale “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armёve” dhe “ Përdorimi i armёs apo mjetit tё rrezikshëm”

Pejë, 16 maj 2024

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 15.05.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, ka tё shtёna me armё.

Nёjsitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjёherё kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, aty kanё identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar nga tё njëjtit janё sekuestruar:

• Njё (1) Armё pistoletё Sig sauer kal. 9x19mm

• Dy (2) karikator tё sё njejtёs armё

• Njё (1) Armё pistoletё Zastava cal 6.35mm

• Njё (1) karikator i sё njetёs armё

• Njё (1) Armё pistoletё me gas Gap kal. 9mm

• Njё (1) karikator i sё njetёs armё

• Dyzet e gjashtё (46) fishekё kal.9x19mm

• Katёr (4) fishekё kal. 6.35mm

• Njё(1) çantë pёr armё dhe bllombuesi i armёs.

Tё dyshuarit pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё.

Të ngjashme