Arrestohen 2 serbë, grabiten me dhunë një bashkëkombëse

| 03 Kor 2017 | 10:34 | Nga

Policia njofton se në fshatin Jarinje e Ultë janë arrestuar dy serbë, pasi të njëjtit dyshohet se duke hapur me forcë derën kanë hyrë në shtëpinë e një femre serbe dhe duke e sulmuar fizikisht viktimën i kanë grabitur 250 euro para të gatshme dhe 20.000 dinarë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit në lidhje me rastin janë liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme