Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 28 persona në Kosovë, kjo është bërë e ditur sipas raportit 24 orësh të Policisë.
Janë arrestuar katër të dyshuarit meshkuj kodovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti dhe si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË FAMILJARE
· Podujevë 02.07.2021 – 12:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
· Obiliq 04.07.2021 – 17:31. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rast shkon në procedurë të rregullt.
SULM
Podujevë 04.07.2021 – 17:58. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore, janë sulmuar mes vete. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
ZJARRVËNIE
Prishtinë 04.07.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (dyshohet me probleme psikike), pasi që kishte vënë zjarrin katit të parë të shtëpisë së tij, mirëpo ka intervenuar ankuesi mashkull kosovar dhe janë evituar dëmet materiale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
VETURË E VJEDHUR
Prishtinë 05.07.2021 – 00:56. Ankuesja femër kosovare ka informuar se nga persona të pa njohur i është vjedhur vetura me targa kanadeze. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.
RASTET TJERA- NGJARJET:
Raport shtesë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Prishtinë 27.06.2021 – 14:04. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull Kosovar që ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion.
◄ Drejtoria Rajonale Gjilan
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Gjilan 03.07.2021 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË FAMILJARE
Gjilan 04.07.2021 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht të birin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Viti 04.07.2021 – 00:04. Është raportuar se gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, të cilin e kishte marr me qira (Rent- pronë e dëshmitarit mashkull kosovar), është gjetur dhe sekuestrua një sasi substancë dyshuar narkotike, e llojit marihuanë me peshë 10.48 gram. Rasti është duke u hetuar.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Gjilan 04.07.2021 – 00:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë ofenduar dhe më pas kanë sulmuar zyrtarët policor. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Viti 04.072021 – 13:00. Në bazë të urdhëresave lëshuar nga Gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Prishtinës.
◄ Drejtoria Rajonale Ferizaj
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Shtime 03.07.2021 – 23:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarje është gjetur një gëzoj, ndërsa katër të dyshuarit janë arrestuar, nga njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
SHPËRTHIM
Ferizaj (NN) 04.07.2021 – 1300. Një mashkull Kosovar ka raportuar se në lokalin e tij, derisa kishte hedhur në shportë në cigare, kishte shpërthyer një bocë e ngjitësit speciale dy komponentësh. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë e veçantë për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Prizren
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Prizren 04.07.2021 – 14:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vetit disa të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Është konfiskuar një armë zjarri me dy fishek. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Shtatë të dyshuar janë shoqëruar në polici dhe të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Prizren 04.07.2021 – 06:45. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezër), pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dhe si pasoj, kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë shoqëruar në polici. Me vendim të prokurorit, personat janë dërguar në ndalim policor.
VJEDHJE E RËNDË
Suharekë 04.07.2021 – 08:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së djalit të tij dhe nga aty kanë arritur një shumë parash prej 450€ dhe stoli ari (vlera nuk është përcaktuar). Rast vazhdon të hetohet.
VETURË E VJEDHUR
Suharekë 04.07.2021 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij, me targa vendore. Rasti vazhdon të hetohet.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë e veçantë për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Pejë
INCIDENTET KRIMINALE
GRABITJE E ARMATOSUR
Klinë 04.07.2021 – 02:29. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një pikë të derivateve, dy të dyshuar të panjohur dhe armatosur u kanë grabitur një shumë parash dhe me veturë janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdo të hetohet.
SULM & PENGIM I PERSONIT ZYRYTAR
Pejë 04.07.2021 – 00:05. Pas disa të shtënave ma armë zjarri në një aheng familjar, janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit duke i penguar zyrtarët policor në kryerje detyrës e kanë sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
KANOSJE
· Rr. Lekë Dukagjini, Pejë 04.02.2021 – 8:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Fsh. Vitomiricë, Pejë 04.07.2021 – 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Sali Gashi, Pejë 18.06.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuare fizikisht viktimën mashkull kosovar. I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Pejë 04.07.2021 – 00:10. Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri në një lokal, janë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja. Nuk raportohet për të arretuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
· Fsh. Bllagaj, Pejë 03.07.2021 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
· Fsh. Ozdrim, Pejë 04.07.2021 – 01:05. Pas disa të shtënave me armë zjarri në një lokal, janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili është konfiskuar një pistoletë me 7 copë fishekë. Me vendim të prokurort, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRFAIKU ME LËNDIME
Fsh. Lybeniq, Pejë 04.07.2021 – 11:10. Është raportuar për një aksident trafiku mes një automjeti dhe biçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.
◄ Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
PËRDORIM I ARMËS APO I MJETIT TË RREZIKSHËM
Gjakovë 04.07.2021 – 12:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas në mosmarrëveshje, duke e ekspozuar armën para viktimës mashkull kosovar ka shtënë në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë automatike me pesë copë fishek dhe një gëzojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
ANP Adem Jashari (NN) 04.07.2021 – 17:45. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje e dënimit.
◄ Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug
INCIDENTET KRIMINALE
DËMTIM APO ASGJASIM I PASURISË
Skenderaj 04.07.2021 – 05:20. Është raportuar se në rrugë është gjetur një veturë e përfshirë nga zjarri, pronë e viktimës mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.
RASTET TJERA – NGJARJET :
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Vushtrri 04.07.2021-16:10. Është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK, për trajtim të nevojshëm mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.
◄ Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. Knjaz Milloshi, Mitrovicë 03.07.2021 – 02:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, tre të dyshuarit meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë e veçantë për të raportuar.
DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
TRANSPORTIM ILEGAL I DRUVE
Podujevë 04.07.2021 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është takuar me traktorin e tij duke transportuar dru pa dokumente përkatëse. Drutë u janë konfiskuar dhe dërguar në ekonomin e pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë e veçantë për të raportuar.