Arrestohen 30 persona në Kosovë, nuk zbatuan vendimin për kufizim të lëvizjes

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar 30 persona nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të arrestuarit janë nga qytetet e ndryshme të vendit.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, arrestimet më së shumti janë bërë në Prizren, ku janë arrestuar 19 qytetarë, në Ferizaj janë shtatë të arrestuar, ndërsa në Prishtinë tre, e një është arrestuar në Mitrovicën e Jugut.

Të ngjashme