Një person ka mbetur i lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar pse një përleshje fizike që ka ndodhur gjatë ditës së sotëm në kuvendin zgjedhor të LDK-së në fshatin Koshare të Ferizajt.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net nga Policia e Kosovës në Ferizaj.
Majori Mehmet Ali Hajdini ka thënë se katër persona janë arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në QKUK pas lëndimeve të marra.Arsyeja e përleshjes kanë qenë mosmarrëveshjet mes grupacioneve në këtë nëndegë të LDK-së. Po ashtu prezent në kuvend ishte edhe Muharrem Sfarqa.Po ashtu policia ka thënë se dyshohet se ka edhe persona të tjerë të dyshuar, por që janë duke vazhduar hetimet.
“Rreth orës 18:40 policia ka marr informacione për një përleshje në fshatin Koshare. ku ka qenë duke u mbajt një tubim. Ne e kemi identifikuar deri me tani 5 persona, 4 nga ta janë arrestuar dhe janë shoqëruar për në stacionin e Policisë për intervistim me urdhër të Prokurorit, ndërsa njeri është i lënduar, i dyshuar, dhe është dërguar për një intervenim kirurgjikë në QKUK.
Jemi në vazhdën e hetimeve tjera. arsyeja mosmarrëveshje mes vete. dyshohet se ka edhe të tjerë por hetimet po vazhdojnë”, ka thënë Hajdini.