Arrestohen dhjetë persona për veprimtari të kundërligjëshme

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht Stacionit Policor në Pejë, me datën 29 mars 2020 rreth orës 21:55 në rr.’ Bill Klinton’ në Pejë ka zhvilluar një operacion me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me pjesëmarrjen e njësiteve relevante të PK-ës, pasi që dyshohej se në Qendrën zejtare në Pejë zhvillohej veprimtari e paligjshme bixhozi.

Policia është futur në lokal dhe aty janë hasur dhjetë persona të dyshuar brenda duke luajtur bixhoz, me ç’rast edhe nuk kishin respektuar urdhëresën  nga Qeveria  për masa mbrojtëse ndaj ‘Corona Virus COVID 19’.

Në vendin e ngjarjes nga hetuesit janë gjetur prova dhe dëshmi të mjaftueshme (para dhe gjësende tjera) ne lidhje me veprën.  

Vendit të ngjarjes  ju kanë përgjigjur edhe inspektorët komunal të cilët kane mbyllur lokalin. Te gjithë të arrestuarit, H.K.(1980); R.B.(1977); B.U.(1966); S.K.(1953); C.L.(1976); M.T.(1972); I.B.(1973); B.G.(1961); H.R.(1973); S.K.(1976) janë shoqëruar në stacion policor Pejë dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit përkatës i dyshuari  i parë, (pronari i lokalit pa emër) ndalohet në Qendrën e mbajtjes, ndërsa të dyshuarit tjerë lirohen në procedure të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Të ngjashme