Janë arrestuar dy persona dje në Pejë, nën dyshimin se në muajin tetor – nëntor të vitit 2023 kanë bërë marrëveshje me pagesë për vrasjen e një personi, ose që të njëjtit t’i shkaktohen dëme të mëdha.
Sipas njoftimit, njëri nga të dyshuarit i ka dhënë para të dyshuarit tjetër që ta kryente këtë vepër.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Pejë Tetor-Nëntor 2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.