Hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve –DRP Ferizaj, ka arrestuar dy gra pasi dyshohen se kanë shantazhuar një burrë, përcjell Ekonomia Online.
“…kanë arrestuar dy të dyshuara S.K . (f/Kosovare /36 vjeçare) dhe SH.K.(f/Kosovare ,33 vjeçare) me dyshimin e bazuar se të dyshuarat kanë kryer veprën penale të shantazhit ndaj viktimës I.V. (m/Kosovar 43 vjeç)”, thuhet në njoftim.
“Për disa ditë rresht, dy të dyshuarat , në mënyrë sistematike e kishin shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash prej 30.000 Euro për të tërhequr padinë ndaj vëllaut të viktimës për një rast të mëhershëm i cili gjindet në paraburgim”, thuhet tutje.
Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit dhe të dyshuarat janë arrestuar në flagrancë derisa ishin duke i marrë 30.000 euro nga viktima.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarës së parë S.K. është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara tjetër SH.K.lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti pas kompletimit do të procedohet në Prokurori.