Dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.
Burime brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Dukagjinin se personat e arrestuar nuk janë ata që e kanë kryer grabitjen por ndihmësit e tyre.
Burimet thonë se ata janë nga rrethina e Mitrovicës.
Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka konfirmuar se jamë arrestuar dy persona që dyshohet të kenë pasur lidhje me grabitjen në komunën e Suharekës.
“Ata janë duke u intervistuar”.
“Nuk janë grabitësit por ndihmësit. Jemi në identifikim e sipër të të dyshuarve tjerë”, ka shtuar prokurorja Gashi.