Janaë arrestuar dy persona në Ferizaj në dyshimin e bazuar se të njejtit, me qëllim përfitimi, kishin
inskenuar një rast grabitje me armë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
I dyshuari F.L. dje, me 22.2.2018 rreth orës 18:15 minuta kishte njoftuar policinë se në
kazinon ku i dyshuari ishte duke punuar,kishte hy një person i armatosur me armë të shkurtë dhe
nën kërcënim kishte marrë nga ai kuletën ku në të kishte pasur rreth 1400 euro dhe i njejti është
larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të
rastit të grabitjes së bashku me një të dyshuar tjetër (K.F.),përndryshe shok i tij.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar si dëshmi edhe arma e cila është përdorur me këtë
rast,përndryshe imitim plastik i armës.
Me vendim të prokurorit të shtetit,të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.