Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit i ka arrestuar ku janë bastisur edhe dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë.
Sipas policisë, në këtë rast dyshohet se personat e dyshuar D.D., F.Z., Sh.H., dhe H.H., përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtarë, e kanë mashtruar një grua, të cilës në emër të shitjes së një banese në Prishtinë, ia kanë marrë 90 mijë euro.
“Personat e dyshuar D.D dhe F.Z me urdhër të prokurorit janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse personat SH.H dhe H.H janë vendosur në kërkim policor pasi që për të njëjtit nuk është arritur të sigurohet prezenca për intervistim”, thuhet në njoftim.