Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, dyshohen për disa vjedhje

Prishtinë | 21 Tet 2024 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se dy persona janë arrestuar pasi që dyshohet se kishin kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:20, në Fushë-Kosovë.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport lidhur me rastin janë konfiskuar mallra të ndryshme dhe katër vetura.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kishin kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë konfiskuar mallra të ndryshme dhe katër vetura”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme