Arrestohen dy persona në Klinë, iu gjet drogë në veturë

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet policore të stacionit policor në Klinë, me datën 11.04.2020 rreth orës 12:00 në në fshatin Caravikë kanë ndaluar automjetin ‘Golf –IV-’ me targa 02-229-CS. dhe gjatë kontrollit të 2(dy) personave që ishin në makinë është gjetur sasi narkotikësh.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Klinë për të zhvilluar procedurat ligjore ndaj tyre.

Është konfiskuar sasia e gjetur e substancës narkotike e llojit Marihuan me peshë prej 1.069 gram (me mbështjellës).

Lidhur me ketë është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndaj të dyshuarve caktimin e masës, ndalim policor prej 48 orë.

Të ngjashme