Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohet se vodhën një shtëpizë kompjuteri

Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohet se vodhën një shtëpizë kompjuteri

Hetuesit policor sot në Lipjan kanë arrestuar dy persona nënj dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Policia ka njoftuar se në banesën e njërit prej të dyshuarve kanë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë të kompjuterit, e cila dyshohet se është e vjedhur. I dyshuari i parë, D.U. 22 vjeç, është dërguar në […]

Hetuesit policor sot në Lipjan kanë arrestuar dy persona nënj dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Policia ka njoftuar se në banesën e njërit prej të dyshuarve kanë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë të kompjuterit, e cila dyshohet se është e vjedhur.

I dyshuari i parë, D.U. 22 vjeç, është dërguar në mbajtje, ndërsa A.B. është liruar në procedurë të rregullt.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar dy persona për veprën vjedhje e rëndë që ka ndodhë në një zyrë në sheshin Adem Jashari në Lipjan”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme