Janë arrestuar dy persona në Prizren nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve. Policia njofton se një si provë materiale janë konfiskuar dy letërnjoftime të RKS-së të falsifikuara, dhe një tjetër letërnjoftim i Kroacisë, e po ashtu dyshohet të jetë i falsifikuar. “Prizren /03.02.2026-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, pasi […]
Arrestohen dy persona në Prizren nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve

Janë arrestuar dy persona në Prizren nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.
Policia njofton se një si provë materiale janë konfiskuar dy letërnjoftime të RKS-së të falsifikuara, dhe një tjetër letërnjoftim i Kroacisë, e po ashtu dyshohet të jetë i falsifikuar.
“Prizren /03.02.2026-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit në cilësinë e dëshmitarëve kanë tentuar ti mundësojnë personit të tretë pajisjen kundërligjshëm me dokumente identifikuese. Në cilësinë e provave materiale, janë konfiskuar dy letërnjoftima të RKS-së të dyshuar si të falsifikuar, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar, dhe një telefon. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.











