Policia e Kosovës në Fushë Kosovë ka arrestuar dy të dyshuar meqë pas një mosmarrëveshjeje ka ndodhur edhe një rrahje mes tyre duke u përfshirë edhe dy te dyshuar të tjerë (djemtë e njërit prej të dyshuarve) që kanë pasur mosmarrëveshje.
Viktima është sulmuar fizikisht duke u goditur nga i dyshuari me një gyp metalik dhe ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari i ka dëmtuar edhe derën e automjetit.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.