Dy persona të dyshuar për tetë raste të grabitjeve të armatosura në Gjakovë janë arrestuar.
Sipas njoftimit për meda, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori Rajonal për Hetime nga kjo drejtori, konform autorizimimeve policore dhe me autorizim të prokurorit të shtetit sot ka realizuar një operacion kontrolli dhe bastisje në tri lokacione me ç ‘rast ka arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje të armatosura.
“Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë që nga muaji maj i këtij viti kanë ndodhur tetë grabitje të armatosura kryesisht nëpër pompa të derivateve dhe që nga ajo kohë hetuesit rajonal kanë punuar intensisvisht në identifikimin e kryesve të këtyre veprave dhe ndriçimin e rasteve në fjalë”, thuhet në njoftim.
“Gjatë kontrolleve (bastisjeve) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse të personave të dyshuar të realizuara sot në cilësi të provave materiale janë sekuestruar armë dhe prova tjera të cilat do të shërbejnë për ndriçimin e plotë të këtyre rasteve si dhe ndërlidhjen e mundshme të tyre me raste tjera”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar:AK-47, pushkë gjahu e llojit Shotgun me katër fishek, pistoletë e llojit TT me një karikator dhe shtatë fishek, një shufër metalike
substancë e dyshuar si narkotik si dhe pajisje tjera përcjellëse për përdorimin e narkotikëve, maska, dorëza dhe rroba të ndryshme, veturë e tipit Golf katër, targa të ndryshme të veturave vjedhura , dy telefona mobil, dy kasaforta, municion dyqind e njëzet e pesë euro para
Sipas policisë, personat e arrestuar janë B.Z i lindur në vitin 1996 dhe M.Sh i lindur në vitin 1990.
Pas përfundimit të procedurave policore personat e dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.