Arrestohen dy persona të dyshuar për disa veprat penale

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Njësisa për Reagim të Shpejtë në Mitrovicë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dëmtim i pasurisë”.

Arrestimi i dy 24 vjeçarëve të dyshuar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 4 prill 2022 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, nën kërcënimin e armës kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin në cilësi të provës materiale nga të dyshuarit është sekuestruar një armë e gjatë pushkë automatike.

Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme