Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës nga rajoni i Prishtinës, konkretisht nga Stacioni Policor – Fushë Kosovë, pas një pune intensive disa mujore të Sektorit të Hetimeve të stacionit policor të lartëcekur, ka arritur të identifikoj personat për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra penale ‘Vjedhje e Rëndë’ (vjedhje nga vetura).

Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor – Fushë Kosovë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar dy urdhër kontrolle në dy lokacione të ndryshme. 

Në njërin nga këto lokacione janë konfiskuar prova materiale, dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar. 

Të dyshuarit e arrestuar janë :

D.H  M/SH/K  viti i lindjes 1995,

D.K  M/SH/K  viti i lindjes 1991.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme