Policia e Kosovës në Leposaviq kanë arrestuar dy persona si të dyshuar për vjedhje të pyllit, ndërsa me urdhër të Prokurorisë, të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Përmes një njoftimi për media, PK-ja në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar automjetet për bartje së bashku me sasinë drunore, dy sharra për prerje te druve dhe dy radiolidhje.
Njoftimi i plotë:
Me datë 07.11.2024, në Stacionin Policor Leposaviq është raportuar një rast i vjedhjes së pyllit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy (2) persona të dyshuar që kishin prerë një sasi të konsiderueshme drunore dhe i kishin ngarkuar në automjetet për bartje, kamion dhe traktor.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar automjetet për bartje së bashku me sasinë drunore, dy sharra për prerje te druve dhe dy radiolidhje.
Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit dhe procedurave tjera policore, me urdhër te prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor pre 48 orësh ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ,,Vjedhje e pyllit”.
Policia në vazhdimësi do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve ne Veri të vendit dhe do të zbatoj ligjin pa përjashtim.