Janë arrestuar të dielën në Prishtinë dy persona të dyshuar për disa vjedhje.
Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, dhjetor 2022 dhe janar 2023, në fshatin Mramor.
“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: Rr.G. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F. G . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku gjashtë raste të vjedhjeve të rënda.