Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Prishtinë | 27 Mar 2026 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Policia bëri të ditur inicialet dhe moshën e dy shtetasve kosovarë, por s’dha më shumë detaje mbi veprën penale për të cilën dyshohet.

– L.J., mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

– A.H., mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë, u tha në njoftimin e policisë.

Të ngjashme