Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, derisa ishte në ekzekutim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, në kërkim të të dyshuarit të dënuar me një (1) vit burgim, me datën 08.10.2019 rreth orës 10:00, në fshatin Katundi i Ri- Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar:
• B. S. i lindur vitin 1982 m/k/rom
Tek i dyshuari tashmë i arrestuar, i cili ka tentuar të ikë dhe t’i shmanget arrestimit, nga njësitet policore gjatë bastisjes është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.
I njëjti tani është i dyshuar edhe për veprën penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore është dërguar në vuajtje të dënimit në QK Dubravë.
Po ashtu me datën 08.10.2019 rreth orës 02:30 personi tjetër i dyshuar, shtetasi S. H. (1970) m/k/sh, është arrestuar lidhur me rastin ‘pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’ dhe është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes në Stacionin Policor në Istog.
I njëjti kishte urdhëresë arrestimi për veprën ‘vrasje e rëndë në tentativë’ nga neni 178 paragrafi 8 të KPRK-së nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, i cili është ndaluar dhe është dërguar në QK-Dubravë në vuajtjen e dënimit prej 3 (tri) vjet e 6 (gjashtë muaj), i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
I njëjti sot me datën 09.10.2019 është dërguar në QK-Dubravë nga Njësiti Policor në Istog për të vuajtur dënimin sipas vendimit të gjykatës.