Arrestohen dy shtetas maqedonas në Durrës, të kërkuar nga INTERPOL

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shtetit në Shqipëri ka finalizuar në Durrës operacionin ndërkombëtar të koduar “Fury”, duke arrestuar dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për një sërë veprash të rënda penale.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, partnerët amerikanë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) në ambasadat e ShBA-së në Tiranë dhe Shkup, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Maqedonisë së Veriut, transmeton Klankosova.tv.

Në pranga kanë rënë M. Xh., 26 vjeç, i lindur në Shkup, dhe S. N., 34 vjeç, i lindur në Norvegji.

Sipas policisë, për të dy kishte urdhra arresti ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL për akuza që lidhen me vrasjen, plagosjen, armëmbajtjen pa leje dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të një organizate kriminale në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë arrestimit, autoritetet u gjetën dy të dyshuarve dokumente identifikimi që dyshohet se ishin të falsifikuara dhe që, sipas hetimeve paraprake, janë përdorur për t’u larguar nga Maqedonia e Veriut dhe për t’iu shmangur drejtësisë.

Më poshtë gjeni videon gjatë arrestimit:

Të ngjashme