Arrestohen dy të arratisur në Rahovec, ishin të dënuar nga organet gjyqësore

Prishtinë | 27 Mar 2025 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Njësiti për Ndërlidhje me Gjykata, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Stacionit Policor në Rahovec, ka arrestuar dy persona në arrati, të dënuar me burg nga organet gjyqësore në Kosovë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua i dyshuari E. S., i dënuar për veprën penale “Sulm”, me një dënim prej 1 viti e 10 muajve burgim, u arrestua në Rahovec.

Ndërsa i dyshuari L. K., i dënuar për veprat penale “Falsifikimi i parave” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, me një dënim prej 10 muajve burgim, u arrestua në fshatin Xerxë.

Dy të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme