Policia raporton se një person ka marrë lëndime të rënda trupore në Fushë Kosovë pasi është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar.
“Të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor për arsye se edhe ata ishin të lënduar”.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë