Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të vazhdueshme dhe një pune operacionale taktike policore, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë ka arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare të Kosovës.
Ato dyshohen për kryerje të veprimtarisë penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokaleve për prostitucion-bashkëkryerje”.
Të arrestuara janë N. A. (1984) dhe S. B. (viti i lindjes: 2000).
Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarat janë ndaluar prej 48 orësh për procedura të mëtejme.