Dy të dyshuara janë arrestuar në Prishtinë, të shtunën, për veprën penale mundësim dhe detyrim në prostitucion,
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se si prova materiale janë konfiskuar: tre telefona celular dhe 110 euro kesh para.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.