Dy të rinj nga Borshi janë arrestuar, pasi dyshohet se shpërndanin drogë nëpër lokalet e natës në Himarë.
Dy personat, 26 dhe 34-vjeçar, iu gjetën rreth 130 doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, bëhet e ditur se policia ka sekuestruar drogën, një shumë parash dhe dy celularë në cilësinë e provës material.