Arrestohen dy vetë për plaçkitje në Kaçanik

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Të enjten janë arrestuar dy persona si të dyshuar për një plaçkitje me armë zjarri në Kaçanik.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit të dy shtëpive janë gjetur dhe konfiskuar: tre armë, 37 fishekë, një radiolidhje, një shufër metalike dhe një palë dorëza.

“Kaçanik / 26.10.2023 – 04:55. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë në vendin e punës ka hyrë një person i maskuar dhe në kërcënim të armës ka grabitur nga viktima 125 € para dhe dy boksa cigare. Lidhur me rastin njësia policore ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit të dy shtëpive janë gjetur dhe konfiskuar: tre armë, 37 fishekë, një radiolidhje, një shufër metalike dhe një palë dorëza. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme