Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka njoftuar se pas marrjes së konfirmimit nga Policia e Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda të urdhëruar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy zyrtarë korrektues, J. V dhe F. Z, punonjës në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në lidhje këtë rast, të njëjtët janë suspenduar nga puna.
SHKK-ja dhe Policia do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime të fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Siç thuhet në njoftim, Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre që keqpërdorin detyrën zyrtare.