Arrestohen e më pas lirohen katër të dyshuar, gjuajtën me armë në një aheng

Prishtinë | 03 Gus 2023 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Policia në Gjakovë ka njoftuar se janë arrestuar katër persona që dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar më 22 korrik.

Të dyshuarit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, mirëpo ndaj tyre është iniciuar rast penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen katër të dyshuar pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar

Gjakovë, 3 gusht 2023

Stacioni Policor në Gjakovë, kishte pranuar informacion përmes rrugëve operative dhe hetimore se në një aheng në fshatin Ujz në Gjakovë, me datën 22.07.2023, kishte pasur të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar. Lidhur me informatën e pranuar, sot është realizuar kontroll në tri lokacione (një në fshatin Damjan dhe dy në fshatin Ujz). Në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e gjatë, tri pistoleta me nga një karikator dhe 22 copë fishekë.

Në cilësinë e të dyshuarve, janë arrestuar katër persona. Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të ngjashme