Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në një hotel afër fshatit Banjskë të Zveçanit, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Ata janë arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka bërë të ditur se do të hetohet nëse kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës të dielën.
“Ata janë zënë me një sasi të konsiderueshme të armëve. Mbetet të shihet nga hetimet nëse kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë Elshani.