Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot i ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje që ka ndodhur dje në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.
Hetimi filletar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar :
R. I, mashkull, 19 vjeç dhe
G. H, mashkull, 19 vjeç.
Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar: A.V., 19 vjeç.
Ai po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.
Me datën 04.03.2023 rreth orës 13:00, policia kishte marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë
Bazuar në të dhënat fillestare, PK kishte njoftuar se në këtë rast ishin lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.