Katër persona janë arrestuar në fshatin Sibovc të Podujevës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 14:25, ka arrestuar katër persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Sipas njoftimit, katër të dyshuarit ishin përfshirë në një rrahje dhe si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor në QKMF në Podujevë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.