Policia e Kosovës njofton për katër persona të arrestuar nën dyshimin se janë marrë me prostitucion gjatë muajve mars-prill të këtij viti në Ferizaj.
Sipas Policisë, të arrestuar janë tre të dyshuar të gjinisë mashkullore dhe një e dyshuar – shtetase e Shqipërisë.
Të arrestuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore për kundërvajtje në Departamentin për Kundërvajtje.