Arrestohen katër persona në Pejë e Prishtinë

Prishtinë | 30 Jan 2025 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona pasi dyshohet se po planifikonin vrasjen e një personi. Ata janë kapur në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e vrasje, raporton Ekonomia Online.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë, Prishtinë 2024/2025 , NN. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë planifikuar përgatitjen e vrasjes së viktimës. Të dyshuari janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës. Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme